Shumë futbollistë vendosin të fillojnë karrierën e trajnerit pas përfundimit të karrierës së tyre si lojtar, por pakkush mund të mburret me një fillim aq të mirë sa ai i ish-reprezentuesi brazilian, 39-vjeçari Felipe Luis.
Filipe Luis i vari këpucët në janar të vitit 2024 dhe menjëherë filloi të punojë si trajner në ekipet e të rinjve të Flamengos, përpara se të merrte punën e ekipit të parë në muajin shtator.
E pabesueshme, por në gjashtë muajt e fundit, Luis ka fituar tre trofe me këtë klub brazilian, dhe ju duhet të gërmoni thellë në arkiva për të gjetur një sukses të tillë nga një trajner i ri.
Për t’i bërë gjërat edhe më mbresëlënëse, Luis humbi vetëm një ndeshje me Flamengon nga 26 që kishte nga bankina dhe skuadra nuk pranoi gol në 17 ndeshje! Ata janë aktualisht në një seri prej 24 ndeshjesh pa humbje.
🚨🇧🇷 Filipe Luís has just won his THIRD title as Flamengo coach in only 6 months in charge.
Additionally, he has lost just 1 match out of the 26 he has managed and is currently on a 24-GAME unbeaten streak.
His team kept 17 clean sheets.
[via @AtaqueFutbolero] pic.twitter.com/oOzXn35xOk
— Atletico Universe (@atletiuniverse) March 17, 2025
Këtë javë, Flamengo fitoi Campeonato Carioca, ose kompeticionin e njohur si kampionati i Rio de Zhaneiros, dhe në finale ata mundën Fluminensen në një përballje me dy ndeshje.
Flamengo në ndeshjen e parë fitoi 2-1 me golat e Wesley Franco dhe Juninho, ndërsa në ndeshjen e dytë e mbrojti atë avantazh para tifozëve vendas duke barazuar 0-0.
Më parë, Luis udhëhoqi Flamengon drejt titullit të Superkupës së Brazilit nga stoli, ku skuadra mposhti Botafogon me rezultat 3-1.
Ishte në shkurt, dhe në nëntor të vitit të kaluar, vetëm dy muaj pasi mori detyrën e trajnerit, Luis udhëhoqi Flamengon drejt titullit të Kupës së Brazilit, duke mposhtur Atletico Mineiro në total 4-1 në finale.
Remember Filipe Luís? He is currently the coach of Flamengo and has just won his 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐃 𝐓𝐑𝐎𝐏𝐇𝐘 in just six months 🏆🏆🏆
Flamengo are also on a 𝟐𝟒-𝐠𝐚𝐦𝐞 𝐮𝐧𝐛𝐞𝐚𝐭𝐞𝐧 𝐬𝐭𝐫𝐞𝐚𝐤 under him 🤯🇧🇷 pic.twitter.com/VZGNQsncDt
— 433 (@433) March 18, 2025
Sezoni i ri në Brazil nis në fund të këtij muaji dhe nuk ka dyshim se Luis tani do të tentojë t’i sjellë Flamengos titullin kampion.
Skuadra e drejtuar nga Luis ka shumë emra të njohur, si ish-mbrojtësit e Juventusit, Danilo dhe Alex Sandro, Gerson, i cili luajti për Romën dhe Marseille, Erick Pulgar, që luajti për Fiorentina dhe Galatasaray, si dhe Guillermo Varela, ish-lojtar i Manchester United.
Luisin e kujtojmë më së miri nga koha e tij në Atletico Madrid, por ai luajti edhe për Chelsean, Ajax dhe Deportivo La Coruna. Luis ka bërë 44 paraqitje për kombëtaren braziliane.
Ai ishte kampion i Spanjës me Atleticon dhe kampion i Anglisë me Chelsean. Me të dyja klubet fitoi kupat e këtyre vendeve, ndërsa me spanjollët fitoi edhe dy herë Superkupën e UEFA-s. /Telegrafi/