Telegrafi

Ish-ylli i Arsenalit, Theo Walcott, shfaqet pa këmishë dhe me pantallona të shkurta, ndërsa del me gruan Melanie

Theo Walcott ishte pa këmishë, teksa u zhyt në diell me gruan e tij Melanie, në Antigua të premten.

Ish-futbollisti, 34 vjeç, njoftoi tërheqjen e tij nga sporti gjatë verës dhe tani po shijon disa pushime me gruan e tij.

Ai u pa duke dalë në dielli me gruan e tij Melanie, 35 vjeç, dhe duke luajtur futboll në plazh gjatë pushimeve të tyre, shkruan DailyMail.

Për ditën e plazhit të mbushur plot argëtim, Theo tregoi kornizën e tij muskulore dhe tatuazhet e ndërlikuara teksa doli pa këmishë me pantallona të shkurta të zeza.

Gruaja e tij Melanie tregoi figurën e saj tërheqëse me bikini jeshile, teksa pushonte, përpara se të shijonte një zhytje në det.

Ajo i mbrojti sytë me një palë syze dielli të mëdha dhe u shfaq me humor të gëzueshëm, teksa buzeqeshej në det.

Ndonëse është tërhequr nga futbolli, Theo u hodh në një ndeshje të shpejtë në plazh teksa tregoi aftësitë e tij. /Telegrafi/