Sot starton festivali “HardhFest 2017” në qytezën e Rahovecit.
Ku pos promovimit të rrushit, verës dhe programit artistik, vëmendje të veçantë do të ketë edhe promovimi i vlerave turistike të këtij vendi.
E në mesin e shumë artistëve do të perfomojë edhe ish-ylli i Deep Purple, Joe Lynn Turner, i cili tashmë ka arritur në shtetin tonë.
Me këtë rast rokerit i është bërë edhe një pritje zyrtare në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku ka folur këngët para mediave.
“Jam i lumtur që kam ardhur në Kosovë. Do të jetë një natë e veçantë. Kam bërë disa hulumtime, jam njoftuar me festivalin dhe masën e njerëzve që e vizitojnë festivalin. Mezi po pres që sonte të performoj në Konak në Rahovec. Gjithashtu kam qenë më parë edhe në Shqipëri, ku kam performuar. Jeni vend me kulturë dhe njerëz familjarë. Shpresoj se do t’iu shoh të gjithëve në koncert”, tha ndër të tjerash Turner.
Këtë vit, pos Joe Lynn Turner do të performojnë edhe Memory Writers nga Suedia, B.B. Poqi, Grupi 403 etj. /Telegrafi/