Site icon Telegrafi

Ish ushtari i UÇK-së deportohet nga SHBA-të, tha se torturonte bashkëpunëtorët e Serbisë

Një ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është deportuar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “me dyshimin se ka persekutuar të dyshuar si bashkëpunëtorë të Serbisë”, njofton Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-ve.

Në intervistat me zyrtarët e emigracionit në SHBA, Halil Dacaj ka thënë deklarata inkriminuese duke pohuar se “ka intervistuar, rrahur dhe bartur të burgosurit në një bazë të UÇK-së për ndëshkime tjera”.

Dacaj u arrestua më 11 gusht të vitit 2015. Më 21 nëntor të vitit 1999, ai kishte arritur në Amerikë si vizitor i përkohshëm. Ai hyri duke prezantuar një pasaportë dhe vizë false, përcjell Koha.net njoftimin e ICE-së.

Më 9 dhjetor 2003, një Gjykatë për Emigracion urdhëroi deporitmin e Dacajt për në Kosovë.

Agjencia e Emigracionit dhe Doganave (ICE) realizuan deporitmin e Dacajt si “largim i profilit të lartë” – që zakonisht jepet për personat që kërcënojnë sigurinë kombëtare amerikane dhe të drejtat e njeriut.

Dacaj është depërtuar këtë të diel nga Aeroporti Ndërkombëtar “John F. Kennedy” i shoqëruar nga zyrtarët e deportimit në New York, njofton sot ICE.

Ai me të arritur në Kosovë, u është dorëzuar autoriteteve kosovare.

Exit mobile version