Site icon Telegrafi

Ish-ushtari i UÇK-së, Brahim Mehmetaj ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale në Hagë, ka ftuar Brahim Mehmetaj për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Prishtinë, njëherësh drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

“Dje pasdite në përfundim të orarit të punës, një prej hetuesve të Gjykatës Speciale ma solli ftesën për në Hagë. Punë e madhe….. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit!

Do t’i përgjigjem kësaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu që kjo gjykate është e padrejte dhe e njëanshme. Krimet në Kosovë i kanë kryer serbët dhe Serbia dha ata janë kriminelë e jo ne, çlirimtarët që ishim të detyruar të bënim lufte mbrojtëse dhe çlirimtare. UÇK përjetë e mot”, ka shkruar Mehmetaj.

Exit mobile version