Site icon Telegrafi

Ish-ushtari shfaq muskujt e “Popeye”, pavarësisht paralajmërimit të mjekëve se mund të mbetet i paralizuar (Video,+16)

Një ish-ushtar ka injektuar një substancë në krahët e tij kështu që ai mund të duket sikur “Popeye”.

Ai është parë duke kërcyer, në një video të çuditshme – pavarësisht paralajmërimit të mjekëve se ai mund të përfundojë i paralizuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Kirill Tereshin, 21 vjeç, i cili është bërë i famshëm në të gjithë botën për bicepsin e tij 24 inç, por ekspertët janë të tronditur nga rreziqet që ai po merr.

Ai thuhet se ka përdorur substancën, të njohur zakonisht si synthol.

Ai shtoi 10 inç në biceps në hapësirën e vetëm 10 ditëve, pas largimit nga ushtria gjatë verës.

Tereshin shihet me krenari duke treguar krahët e tij në klip.

Videoja thuhet se është bërë në qytetin e Pyatigorsk në Rusinë jugperëndimore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YbLrgxhiZ2U

Exit mobile version