Site icon Telegrafi

Ish-ushtari britanik i UÇK-së: Muri në veri është poshtërim, do të shkoj ta rrëzoj

Ndaj ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe ish-ushtari i UÇK-së, britaniku Jon Harrison, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shfryrë mllefin, duke kërcënuar se do të shkojë vet ta rrëzojë.

Për murin e ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë, Harrison ka shkruar se do të jetë cak i raketave RPG dhe se është poshtërim për Kosovën.

Postimi i plotë i Harrison:

“Më vjen mirë të shoh se serbët kanë ndërtuar një mur në Mitrovicë… do të jetë cak i RPG-ve. Seriozisht, ky mur është poshtërim dhe shpresoj se shërbimet e sigurisë së Kosovës do të analizojnë anën tjetër të murit. Nuk është shaka kjo punë.
Ligji do të vendos se muri është ilegal dhe jam i sigurt se me forcë do të hiqet, nëse jo do të vijë vetë me një çekan”, ka shkruar ish-ushtari i UÇK-së.

Jon Harrison ishte i angazhuar si pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 138 dhe ishte pjesëmarrës i Betejës së Koshares. /Telegrafi/

Exit mobile version