Site icon Telegrafi

Ish-ushtaraku turk vret gruan dhe djalin e tij në Eskisehir

Ushtaraku turk në pension ka vrarë gruan dhe njërin prej dy djemve të tij në qytetin e Eskisehirit.

Mehmet Aslan vrau gruan 84-vjeçare, Fatma Aslan dhe djalin, Erol Aslan gjersa ka plagosur djalin tjetër Osman Aslan.

Në ngjarjen e ndodhur në rrethin Erenkoy, 86 vjeçari dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë me armë zjarri gruan pas një fjalosje.

Pas krimit të parë, i moshuari shkoi në lagjen Bozuyuk dhe e vrau me armë zjarri djalin e tij, Erolin, raporton t24.

Ai nuk u ndal me kaq dhe u përpjek ta vras edhe djalin tjetër, Osmanin, të cilit arriti vetëm t’i shkaktojë plagë në krah.

I dyshuari tashmë raportohet se është arrerstuar nga ekipet e policisë, të cilët vepruan pas informatës që morën prej qytetarëve.

Ndryshe, trupat e pajetë u dërguan në morgun e spitalit për hetime të mëtejme gjersa i moshuari ka pranuar krimin. /Telegrafi/

Exit mobile version