Site icon Telegrafi

Ish-ushtaraku britanik hidhet nga helikopteri në det, futet në librin e rekordeve Guiness për kërcim nga 40 metra lartësi

Një ish-ushtarak i cili u hodh nga helikopteri dhe përfundoi në det pa parashutë – është konfirmuar si një njeri që ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness.

John Bream, 34-vjeç, i njohur me nofkën “peshku fluturues”, ishte hedhur nga helikopteri në brigjet e Hampshire të Anglisë gjatë tetorit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

E zyrtarë të librit të rekordeve Guiness kanë konfirmuar se ai u hodh nga fluturakja nga 40 metra lartësi, pa përdorur ndonjë pajisje mbrojtëse apo parashutë.

Ish-anëtari i regjimentit të parashutistëve, kishte rënë me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, dhe për pak sekonda kishte humbur vetëdijen. Ai është dërguar në spital për kontrolle mjekësore, e më pas ka vazhduar pushimin në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version