112 ish-ushtarakë profesionistë të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) kanë fituar kontratë pune me çka është zgjidhur përgjithmonë statusi i tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kontratat janë nënshkruar nën prezencën e kryeministrit teknik, Emil Dimitriev, dhe ministrit të mbrojtjes, Zoran Jolevski, ndërkaq ish-ushtarakët do të punësohen në institucione shtetërore.
Kryeministri Dimitriev tha se ish-ushtarakët profesionistë do të kenë gjithnjë partner në qeveri dhe do të kenë një trajtim me përkushtim, duke praktikuar politikën e dyerve të hapura dhe afërsi me qytetarët, ndërkaq ministri Jolevski tha se përvojat e tyre e fituar gjatë shërbimit në ARM do të jenë mjaft të shrytëzueshme në punën e tyre në institucionet tjera shtetërore, por edhe në sektorin privat në të ardhmen.