Ish-truproja i reperit të arrestuar Sean Diddy Combs, Gene Deal, ka treguar në një intervistë për ‘The Art of Dialogue’ se në një rast, Diddy për pak sa nuk është përleshur me aktorin e famshëm Will Smith.
Arsyeja ishte Jennifer Lopez, me të cilën Diddy në atë kohë ishte në një lidhje.
Në vitin 2000, Ben Affleck organizoi një festë për ditëlindjen e tij, ku morën pjesë shumë njerëz të famshëm.
Ndër të tjera, në të njëjtën dhomë ishin Will Smith, gruaja e tij Jada Pinkett Smith, Diddy, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.
Sipas truprojës, Diddy dyshonte se Will Smith dhe gruaja e tij donin të joshin J.Lo për ta bindur atë të kishte marrëdhënie intime me ta.
“Unë mund të dalloja kur Diddy ishte nervoz. Në një moment ai u ngrit në këmbë dhe mund të dalloja nga lëvizjet e tij se diçka nuk shkonte”, tha Gene.
“Mendoj se Will dhe Jada po përpiqen të marrin Jenniferin. Unë dua që ju të jeni pranë tyre dhe të nuhasni atë që po bëjnë”, kujtoi truproja fjalët e Diddy-t dhe kur e tha në intervistë, shpërtheu në të qeshura.
“Më kujtohet që mendova në atë kohë, ‘Will do të të rrihte nëse do të donte'”, tregoi Gene, duke qeshur ende. “Unë u tërhoqa duke i lënë hapësirë të mjaftueshme Will-it, në rast se Diddy e sulmonte, të hidhte disa grushta mbrapa derisa të arrija tek ata”, kujtoi me të qeshur edhe ish-truproja e Diddy-t.
Gjëja qesharake në të gjithë këtë histori është se Diddy dyshoi për personin e gabuar.
Gjegjësisht, Jennifer më vonë filloi një lidhje me Ben Affleck, i cili gjithashtu ishte ulur në tavolinën e tyre në atë kohë. /Telegrafi/