Ish-trajneri i Milanit dhe Romës, Paulo Fonseca, raportohet se po rrezikon një dënim prej shtatë muajsh pasi u përplas kokë më kokë me gjyqtarin në një ndeshje të Olympique Lyon.
Fonseca u punësua nga Milani në verën e vitit 2024 dhe u shkarkua më 30 dhjetor për t’i liruar vendin Sergio Conceicaos.
Tekniku portugez drejtoi ‘Rossonerët’ në 24 ndeshje, duke i udhëhequr drejt 12 fitoreve, gjashtë baraziemve teksa pësoi gjashtë disfata.
Sidoqoftë, pas shkarkimit nga Milani ai gjeti menjëherë një punë të re, duke u ulur në stolin e Lyonit më 31 janar.
Ka qenë një fillim i përzier i aventurës së tij tek Lyoni, pasi Fonseca ka marrë tri fitore dhe dy disfata, duke përfshirë së fundmi fitoren ndaj Brest me rezultat 2-1.
Pikërisht gjatë ballafaqimit me Brest, Fonseca u përjashtua me karton të kuq për protesta, por pastaj e shtyu në kokë gjyqtarin Benoit Millot dhe i bërtiti në fytyrë.
Vu la jurisprudence “Pablo Longoria”, Paulo Fonseca va prendre 30 matchs de suspension. pic.twitter.com/lLn5fYbmVb
— Salim Lamrani (@SalimLamraniOff) March 2, 2025
Ky gjest i tij u konsiderua si gjest shumë agresiv dha padyshim se do të marrë një dënim të ashpër nga autoritetet franceze.
Fonseca pas përfundimit të ndeshjes kërkoi falje për gjestin duke pranuar se ishte diçka e gabuar, por RMC Sport ka raportuar se dënimi i tij mund të jetë në rastin më të keq shtatë muaj./Telegrafi/