Ish trajneri i Manchester United, Rene Meulensteen, ka thënë se Wayne Rooney mund të kalojë në Francë.
Meulensteen, thotë se kapitenin aktual të United mund të shkojë te PSG.
“Wayne ka edhe disa vite karrierë para vetës, dhe tani mund t’i thotë vetës ‘OK’ nuk do të luajë me Manchester Unitedin. Do të shkojë të luajë në një skuadër tjetër’.
“Mendoj që Wayne do të shikojë një aventurë të re. Ai do të vendos të luajë në nivele të larta. Mund të luajë në Spanjë, ndoshta në Gjermani ose Francë”, ka thënë ish trajneri i tij. /Telegrafi/