Ish-trajneri i fitnesit në kombëtaren e Uellsit, Ray Verheijn, ka kritikuar bosin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Shkatërrimi i Cityt nga Barcelona me rezultat 4-0 e zgjeroi serinë pa fitore të “qytetarëve” në katër ndeshje.
“Mësuesit e taktikave kanë statistikë të keqe të lëndimeve”.
“Manchester City tashmë ka probleme me lodhjen e lojtarëve dhe lojtarët kanë probleme muskulore. Tash filloni të shihni rënien e performancave”.
“Dobësitë e të kaluarës së Pep mund t’i shihni duke u ringjallur tash”.
“Ai kishte probleme me lëndime te Bayerni sepse i ngarkonte lojtarët me stërvitje të tepruara, kjo është fakt. Këtë e vëreni leht nga lëndimet”.
“Para se ai të shkonte te Bayerni, klubi gjerman ishte më i miri në aspektin e përgatitjes fizike dhe numrit të ulët të lëndimeve”.
“Bayerni kishte shumë probleme me fizikun e lojtarëve përgjatë tri viteve të qëndrimit të Guardiolës”, u shpreh Verheijen.