Ish-trajneri i Stoke Cityt, Paul Lambert ka fjalë të mira për yllin me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.
Lambert, i cili u shkarkua pas dështimit të tij për të mbajtur klubin në Ligën Premier, ka mbështetur me gjithë zemër Shaqirin, duke thënë se ai ishte shansi më i mirë për gol dhe se ai kurrë nuk kishte ndonjë problem me yllin shqiptar.
“Njerëzit mund të thonë ‘Ai kurrë nuk ka punuar në mbrojtje’, por nëse ai krijon diçka në fushën e kundërshtarit, atëherë ju keni një shans për gol”, ka thënë fillimisht Lambert për beIN SPORTS.
“Për pesëmbëdhjetë ndeshje, asnjëherë nuk kam pasur asnjë problem me të”.
“Ai ishte i shkëlqyeshëm për të punuar me të, kurrë nuk kishte ndonjë problem me të duke e larguar nga loja, duke u lënë jashtë, duke mos u përpjekur, duke mos dashur – dhe unë jam i sinqertë për këtë”.
“Nuk mund të argumentoj për atë që ‘Shaq’ bëri për ne. Ai ishte një lojtar i frikshëm, kurrë nuk kishte ndonjë shqetësim”, përfundoi ish-trajneri i Stoke Cityt.
Ndryshe, Liverpooli ka pasur një fillim të shkëlqyer për sezonin, duke fituar tri ndeshje, duke qëndruar në krye të Ligës Premier dhe ende nuk ka pranuar gol.
Ndeshja e tyre e ardhshme është të shtunën në udhëtim te Leicester City. /Telegrafi/