Ish-trajneri i Real Madridit, Jorge Valdano beson se Zinedine Zidane e ka vendosur tashmë të ardhmen e Gareth Bales.
Uellsiani ende nuk ka startuar në asnjë takim të Los Blancos që kur u rikthye futbollit në këtë muaj në La Liga, me trajneri francez që i ka dhënë vetëm 30 minuta.
Zidane ka thënë ditë më parë se Bale nuk ka startuar në asnjë takim shkaku i rrotacionit në skuadër, mirëpo Valdano nuk është i bindur nga ky arsyetim.
“Zidanes i duhet të përfshijë të gjithë lojtarët në këto ndeshjet e mbetura”, ka thënë ai në një intervistë për Onda Cero.
“Por, kjo gjë nuk do të ndodhë me Balen, që tashmë duket sikurse i lënë jashtë skuadrës”.
“Po ashtu edhe Bales nuk duket se i intereson shumë kjo gjë dhe trajnerët e dinë se kur një lojtar dëshiron të luajë më shumë”, ka shtuar më tej Valdano.
Real Madridi besohet se do të tentojë shitjen e uellsianit në këtë verë, ndërsa çmimi i tij ka rënë në 60 milionë euro. /Telegrafi/