Telegrafi

Ish-trajneri i Prishtinës, Mirel Josa merr drejtimin e Kukësit

Strategu shqiptar, Mirel Josa, është zyrtarizuar si trajner i Kukësit, ndërsa prezantimi do të bëhet gjatë ditës së nesërme (e mërkurë).

57-vjeçari ka qenë pa skuadër që nga viti 2019 kur ishte larguar nga posti i trajnerit të Prishtinës, ku kishte qëndruar për dy vite (2017-2019).

“Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur sot marrëveshjen për një vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë”.

“Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21”.

“Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe. Klubi i Kukësit i uron suksese trajnerit Josa në krye të stolit kuksian”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/