Site icon Telegrafi

Ish-trajneri Pontes: Pushimi i detyruar do të ndihmojë Ronaldon të rimbush bateritë

Ish-trajneri i Cristiano Ronaldos, Leonel Pontes beson se pushimi i detyruar i shkaktuar nga pandemia e coronavirusit do ta ndihmojë sulmuesin të rimbush bateritë e tij dhe të jetë edhe më i fortë për Juventusin.

35-vjeçari është kthyer në shtëpi në Madeira gjatë bllokimit që ka pësuar sporti në të gjithë botës, por sipas ish-trajnerit të tij kjo nuk do të ndihmoj në formën e sulmuesit.

Pontes beson se ky pushim i detyruar do të shërbej të rimbush bateritë e Ronaldos dhe ai do të jetë edhe më i fortë për Juventusin.

Lexo po ashtu Ta kujtojmë momentin kur Nani ‘anuloi’ golin më të mirë në karrierë të Ronaldos

“Ky pushim, veçanërisht në moshën e tij, do ta ndihmojë atë të rimbush bateritë e tij, të mbajë urinë dhe dëshirën për të luajtur”, ka thënë fillimisht Pontes për La Gazzetta dello Sport.

“Gjëja e jashtëzakonshme nuk është se Ronaldo është aq i mirë në moshën 35-vjeçare, por qëndrueshmëria e tij”.

“Është thjesht çnjerëzore të jesh në këtë nivel të lartë për kaq shumë vite, duke ndryshuar vendet, ekipet dhe madje edhe pozicionet”, përfundoi ish-trajneri i CR7.

Lexo po ashtu Njëra nga përplasjet më interesante ndodhi 10 vite më parë, Ronaldo ironizoi me Pedron, por përgjigja e spanjollit e la pa tekst portugezin

Deri më tani këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 25 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin, duke siguruar edhe katër asistime.

Ai luajti 2.837 minuta futboll, pa llogaritur detyrën ndërkombëtare me Portugalinë. /Telegrafi/

Exit mobile version