Ish-mbrojtësi gjerman, Hans-Peter Briegel beson se kriza e pancerëve ka ardhur i shkaku i shefit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Gjermania ka përfunduar në fund të grupit të Ligës së Kombeve të tyre dhe ka zbritur në Ligën B.
Briegel thotë se taktikat e aplikuara gjatë tre vjetëve të trajnerit spanjoll te skuadra e Bayern Munichut kanë ndikuar negativisht në futbollin gjerman.
“Një parim shumë i thjeshtë i ka shpëtuar mendjes sonë, se në futboll rezultati është më i rëndësishëm se kontrolli i lojës”.
“Që kur Guardiola arriti në Bayern Munich, diçka ka ndryshuar. Ne kishim iluzionin se 75 për qind e posedimit ishte e nevojshme për të fituar. Por kontrollimi i topit nuk mjafton për të marrë një rezultat, jo gjithmonë të paktën.
“Historia e fundit e kampionit botëror, Francës ka treguar se mund të fitoni edhe duke e lënë topin tek kundërshtarët më shumë se 50 për qind”, tha ish-trajneri i kombëtares shqiptare.
Theksojmë se gjermanët përfunduan të fundit me një pikë gjersa në vend të parë ishin francezët. /Telegrafi/