Manchester United thuhet se po e shikon ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri si kandidat potencial për zëvendësimin e Erik Ten Hag pas fillimit të dobët të sezonit.
Sipas CaughtOffside, presioni mbi supet e Ten Hag po rritet dhe ndeshjet e ardhshme të ‘Djajve të Kuq’ do të jenë vendimtare për të ardhmen e teknikut holandez, pasi disa figura kyçe brenda klubit besojnë se Allegri është profili i duhur për të marrë drejtimin e ekipi.
Manchester United ka marrë vetëm shtatë pikë nga gjashtë xhirot e para në Ligën Premier dhe tashmë janë tetë pikë mbrapa liderit Liverpoolit, ndërsa kanë dështuar gjithashtu të fitojnë ndaj Tëentes në Ligën e Evropës (1-1).
Momentalisht pa ekip pasi u shkarkua nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar, Allegri mund të jetë në listën e Unitedit për ta zëvendësuar Ten Hagun nëse ai nuk arrin t’i jap një tjetër fytyrë sezonit të tyre.
Humbja e fundit e ‘Djajve të Kuq’ ndaj Tottenhamit ka ngjallur edhe më shumë dyshime për të ardhmen e tij, deri në atë pikë sa që klubi po eksploron disa alternativa të tjera në rast se rezultatet nuk përmirësohen në të ardhmen e afërt.
Klubi anglez po bëhet gati për ballafaqimin me Porton në Ligën e Evropës para se të përballen me Aston Villën dhe Brentfordin në Ligën Premier.
CaughtOffside ka raportuar se Allegri është kandidat i mundshëm që klubi po e vëzhgon ani pse nuk ka pasur bisedime konkrete deri më tani në këtë drejtim./Telegrafi/