Site icon Telegrafi

Ish-trajneri: Gabigol nuk është gati për të luajtur te Interi

Ish-trajneri i Gabriel ‘Gabigol’ Barbosas në Santos mendon se braziliani nuk ishte i gatshëm për të bërë lëvizje prej 29.5 milionë eurove në Inter.

Sulmuesi ka bërë vetëm një paraqitje me fanellën zikaltër, me vetëm 16 minuta kohë të luajtura, teksa Frank de Boer ka thënë disa herë se ai ishte i papërgatitur për të luajtur në Serie A.

“Unë nuk ndërhyra në negociatat që e qonin Gabrielit në Itali”, ka thënë Dorival Junior për Fox Sports, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pioli: Gabigolit do t’i jepet mundësia për të luajtur

“I thashë atij se do të ishte ideale për të qëndruar dhe të rritet me Santos para se të shkojnë jashtë vendit”.

“Më pak se një vit më parë, kur bisedimet filluan, i kam përsëritur atij që nuk ishte momenti i duhur për t’u larguar dhe se atij i nevojitet për të filluar disa ndeshje”, përfundoi ish-trajneri i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version