Frank Lampard mund të fitojë Ligën Premier, nëse hierarkia e Chelseat ia lë atij lirinë sikur ajo që e ka Jurgen Klopp te Liverpooli.
Ish-trajneri i The Blues, Glenn Hoddle thotë se bordi i klubit duhet të lë anglezin që të punojë i lirë dhe të transferojë lojtarët që i do.
“Me atë çfarë ka bërë Frank Lampard te Chelsea deri më tani, jam totalisht i befasuar, duke parë edhe lojtarët që i ka”, ka thënë ai.
“Për mua, Frank duhet të ketë duart e lirë që të punojë në transferimin e lojtarëve në mënyrë që skuadra të shkojë përpara”.
“Nëse Lampard i merr lojtarët që i do, ai ka shanse të mira që të fitojë Ligën Premier, pasi ka një strategji të mirë të lojës”, ka shtuar më tej Hoddle.
Chelsea është aktualisht në vendin e katërt në Ligën Premier dhe në verë pritet që t’i bëjë disa transferime, por edhe disa lojtarë do të largohen. /Telegrafi/