Telegrafi

Ish-trajneri i Bayernit vlerëson lartë Mavrajn

Ish-trajneri i Bayern Munichut ka këshilluar skuadrën bavareze që të vëzhgojnë për së afërmi Mërgim Mavrajn.

Klaus Augentaler e ka cilësuar mbrojtësin kuqezi si lojtar që do ta “blindonte” repartin mbrojtës të çdo ekipi të Bundesligës.

“Mavrajn e kam ndjekur edhe kur ishte pjesë e Greuther Furth. Është i fortë dhe pozicional. Kolni ka një mbrojtës të fortë, ndërsa ai mund të luajë në çdo ekip”, ka thënë për ueb-faqen e ekipit gjerman të Kolnit, Augentaler.

Kolni do të luajë në fundjavë kundër bavarezëve dhe 30-vjeçari do të ketë mundësi të tregojë vlerat përballë klubit më të titulluar në Gjermani. /Telegrafi/