Pas largimit të përzgjedhësit të Kosovës, Primoz Gliha, të cilit i përfundoi kontrata, kjo pozitë ka mbetur e lirë, ndërsa emrat vazhdojnë të qarkullojnë.
I fundit është spanjolli Robert Moreno, i cili sipas gazetarit spanjoll Matteo Moretto, është njëri prej kandidatëve që mund ta marr pozitën e përzgjedhësit të Kosovës.
Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve sipas Morettos.
“Robert Moreno është një nga kandidatët më të fortë për Kombëtaren e Kosovës, por trajneri spanjoll po e mendon këtë. Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve”, ka shkruar ai në platformën X.
Robert Moreno es uno de los candidatos más firmes a la Selección de Kosovo, pero el entrenador español se lo está pensando.
En los próximos días habrá nuevos contactos entre las partes.
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) November 25, 2023
Moreno është një trajner me bagazh të pasur, pasi së fundmi ka drejtuar klube si Granada dhe Monaco.
Ai ka qenë edhe përzgjedhës te Spanja për një kohë, ndërsa si ndihmës ka punuar te Roma, Barcelona dhe Celta Vigo. /Telegrafi/