Telegrafi

Ish sulmuesi i Unitedit: Hazard e dëshiron Realin

LONDON, ENGLAND - MAY 15: Eden Hazard of Chelsea during the Barclays Premier League match between Chelsea and Leicester City at Stamford Bridge on May 15, 2016 in London, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)

Ish-sulmuesi i Manchester United, Terry Gibson, beson se asi i Chelseat, Eden Hazard, dëshiron kalimin te Real Madridi.

Zinedine Zidane dëshiron që me secilin kusht të nënshkruajë me një lojtar të madh gjatë afatit kalimtar veror.

Dhe, eksperti i futbollit spanjoll, Gibson, e sheh 26 vjeçarin si njeriun ideal për t’iu bashkuar Real Madridit, duke pohuar se ai do të zëvëndësonte në mënyrë të përkryer Ronaldon dhe Benzeman në sulm.

“A do të shkojë ai? Nëse ai pyetet, menjëherë”.

“Unë nuk mund të mendoj se shumë lojtarë do të refuzonin Real Madridin me gjithë respektin për Chelsean”.

“A do ta transferojnë atë? Mendoj se ata do ta bëjnë këtë, në bazë të deklaratave të Zidanes që unë i kam lexuar”, deklaroi Gibson. /Telegrafi/