Telegrafi

Ish-sulmuesi i Paraguait zbulon se Ronaldinho është i pikëlluar me qëndrimin në burg – kërkon të ndihmohet në lirimin e tij

Nelson Cuevas ka shkuar ta takoj Ronaldinhon në burgun ku po qëndron në Paraguai.

Legjenda braziliane ishte futur në shtetin paraguaian së bashku me vëllain e tij me pasaporta false, duke u arrestuar në brigjet e detit.

Ish-sulmuesi i kombëtares së Paraguait ka zbuluar se Ronaldinho është i pikëlluar dhe dëshiron që të lirohet sa më shpejtë.

“Ai është i pikëlluar, shpresojmë ta nxjerrim sa më shpejtë nga aty”, ka thënë Cuevas.

Lexo po ashtu Gjykata e Paraguait refuzon 1.5 milion eurot e Ronaldinhos për ta liruar nga burgu

“Është i pikëlluar me situatën. Avokatët e tij po merren me çështjen. Shpresoj që ai të largohet më shpejtë nga aty”, ka shtuar më tej ish-lojtari.

Ronaldinho thuhet se ka ofruar 1.5 milionë euro për lirimin e tij, mirëpo ajo shumë po ia siguron vetëm largimin nga burgu, por jo edhe nga Paraguai. /Telegrafi/