Site icon Telegrafi

Ish-sulmuesi i njohur kroat në luftë me vdekjen (Foto)

Disa vite më parë ai konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në Bundesliga dhe një emër premtues për Kombëtaren e Kroacisë, por tashmë është i detyruar të luftojë me vdekjen.

Ish sulmuesi i Werder Bremenit, Ivan Klasnic është në një situatë kritike, pasi për të tretën herë trupi i tij ka nevojë për një veshkë.

Dy herët e para ishin familjarët që i dhuruan veshka, por tashmë i drejtohet opinionit publik për ndihmë pasi veshkat e tij nuk funksionojnë sërish dhe ditët e tij janë të numëruara.

Klasnic kur shkëlqente me fanellën e Werder

Klasnic u diagnostikua me sëmundjen e rëndë që kishte prekur veshat e tij rreth 10 vjet më parë dhe që prej asaj periudhe, të afërmit i kanë dhuruar dy veshka. Ishte fillimisht i ati që ia dhuroi organin por veshka nuk funksionoi plotësisht në trupin e tij, ashtu si edhe organi i dhuruar nga vëllai i tij pak kohë më vonë.

Lexo po ashtu Portieri fëmijë që po ‘çmend’ Francën dhe stopoi sonte PSG-në (Foto/Video)

“Po i përjetoj këto momente sikur të ishin të fundit në jetën time sepse jeta është përherë e varur në fije të perit. Gjithsesi duhet t’i dorëzohemi fatit tonë’, shprehet ish sulmuesi kroat në një intervistë të gjatë dhënë për gazetën “Bild”.

Ai luajti edhe në Angli me Boltonin

Aktualisht, 36-vjeçari është në pritje të një organi që mund të vijë nga një person që ka humbur jetën.

Lexo po ashtu Top shtatë lojtarët që u pensionuan të ri nga futbolli (Foto)

“Jetoj në Hamburg me familjen dhe miqtë, por e kësaj është se mund të jem i regjistruar në listën e përfituesve vetëm në një shtet dhe në Kroaci mund të isha në listën e pritjes vetëm nëse do të zhvendosesha aty. Është një vendim shumë i vështirë por unë kam vendosur të qëndroj këtu në Gjermani”, thekson ai.

41 paraqitje me Kroacinë, 12 gola

Aktualisht, ish sulmuesi i nënshtrohet hemodializës tri herë në javë dhe do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën rutinë deri në gjetjen e një veshke që mund ta mbajë në jetë.

Një histori vërtet e trishtë që vë në dukje se sa e brishtë mund të jetë jeta edhe për ata njerëz që dikur kanë qenë idhuj për mijëra tifozë.

 

 

 

Exit mobile version