Site icon Telegrafi

Ish-sulmuesi i Fenerbahces dhe Besiktasit, Marcio Nobre emërohet trajner i ri i Gostivarit

Ekipi i Gostivarit pas largimit të trajnerit, Muarem Muarem, zyrtarisht nënshkroi kontratë me trajnerin nga Brazili, Marcio Nobre, i cili në të kaluarën si lojtar ishte një ndër emrat më të njohur të futbollit në Superligën turke, njofton Telegrafi.

Marcio Nobre është 43-vjeçar dhe vjen nga Turqia, ku ka punuar si trajner në skuadrën e Corum, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e ekipeve Altai, Gençlerberligi dhe Hatayaspor.

Nobre nga viti 2004 deri në vitin 2011 luajti për dy klubet më të mëdha në Turqi, Fenerbahçe dhe Beshiktash, për të cilat ekipe ka mbi 200 paraqitje, ndërsa ka shënuar 100 gola.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Nobre në Turqi luajti edhe për Gençlerbirligi, Erzurumspor, Kayserispor, Mersin, Beshiktash dhe Fenerbahçe , pastaj Will të Zvicrës, Kashiwa Reysol të Japonisë dhe Cruzeiro dhe Parana të Brazilit. Debutimin e tij Nobre do ta ketë në ndeshjen e sotme të 1/8 në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut, në duelin kundër Bregallnicës. /Telgrafi/

Exit mobile version