Stili i Blac Chynas në shtatzëni është padyshim i tepruar dhe jokomod.
Ylli amerikan që është në lidhje me Rob Kardashian pret të bëhet nënë, ndërsa gjatë një daljeje në Los Angeles ka treguar ndryshimet në figurën e saj trupore.
28-vjeçarja, e cila në të kaluarën ka punuar si striptiste, kishte veshur një fustan shumë të ngushtë, i cili për pak sa nuk i ka shpërthyer.
Ndryshe, ky do të jetë fëmija i dytë i saj, pasi Blac ka një fëmijë me ish-të fejuarin, Tyga. /Telegrafi/