Site icon Telegrafi

Ish-striptisti i Las Vegasit padit Diddy-n: “Më filmoi fshehurazi dhe më shantazhoi”

Dy ditë më parë, një burrë anonim ngriti një padi kundër Sean Combs Diddy. Sipas Rolling Stone, ish-striptisti i Las Vegas pretendon se Combs e detyroi atë të kryente akte që ishin jashtë fushës së performancës së rënë dakord dhe kufizimeve të vendosura nga ai dhe agjencia e tij.

Burri pretendon se Combs e punësoi atë në vitin 2007 për të kryer një “strip show” dhe më pas vazhdoi ta punësonte deri në vitin 2012.

Padia pretendon se Diddy mashtroi burrin përpara se të filmonte fshehurazi takimet e tij seksuale, të cilat ai dyshohet se më vonë i përdori si shantazh.

Ai i premtoi një karrierë muzikore

Gjithashtu pretendohet se Diddy manipuloi paditësin duke i premtuar se do ta ndihmonte në karrierën e tij muzikore.

“Combs e trajtoi keq paditësin duke e shfrytëzuar e duke e kontrolluar përmes xhirimeve të fshehta”, thuhet në padi.

Avokati i Combs mohoi akuzat e bëra në padinë e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version