Antre ndjek hap pas hapi ish Sofinë e Çanit, por kjo e ka një qëllim.
“Hap pas hapi” është titulli i këngës më të re të publikuar nga Antre. Në këtë këngë ka marrë pjesë edhe ish Sofia e Çanit, Andonia Dobi.
Ajo është vajza e këtij klipi dhe Antre është i dashuruar pas saj.
Sigurisht që e gjitha kjo është pjesë e rolit, në funksion të këngës.
Antre e solli këtë këngë në bashkëpunim me Markon dhe suksesi i saj ka qenë i padiskutueshëm.