Telegrafi

Ish-skllavja e ISIS për 7 muaj, e përdhunuar çdo ditë: Më mirë vdekja se jeta me këta

Një grua e mbajtur si skllave seksi nga ISIS për shtatë muaj, i ka përshkruar rrëmbyesit e saj si çnjerëzorë.

Gruaja 25-vjeçare, e cila ka katër fëmijë, u mbajt nga xhihadistët në Siri, ku thotë se u abuzua seksualisht çdo ditë.

“Unë nuk mund t’ju them se sa të tmerrshëm janë këta njerëz. Ata nuk janë si njerëzit normalë, ju nuk mund ta imagjinoni”, tha gruaja e komunitetit Yazidi për Sky News.

Gruaja thotë se si fëmijët e saj janë rrahur për ta detyruar atë që të bënte çfarë i thoshin: “Unë isha shumë e shqetësuar se Omari (rrëmbyesi) do të m’i merrte fëmijët”.

“Ata ishin shumë të dhunshëm dhe bërtisnin çdo ditë. Im atë dhe vëllezërit janë marrë larg dhe ende nuk kemi ndonjë lajm prej tyre. Me siguri i kanë vrarë, por është më mirë kështu. Është më mirë të kenë vdekur dhe se sa të jenë në burgjet e këtyre njerëzve. Më mirë të vdesim se sa të jetojmë me këta”.