Telegrafi

Ish shfrytëzuesit e iPhoneit dhe Androidëve më së shpeshti blejnë WP7

Në hulumtim janë përfshirë më shumë se 3,500 shfrytëzues të pajisjeve të bazuara në Windows Phone, prej të cilëve gati 30% ishin më parë pronar i një iPhone, e 27% të një telefoni të bazuar në Android. Ish shfrytëzuesit e BlackBerryt përbëjnë rreth 10% të të anketuarve, 12% më parë kishin telefon me Symbian, e pak mbi 6% telefon të HP me WebOS.

Rreth 15% të tjerë kishin telefona “të zakonshëm” celularë. /Telegrafi/