Telegrafi

Ish-shefit të NATO-s i ndalohet hyrja në SHBA

Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar hyrjen ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës, Javier Solana, pasi ka udhëtuar për në Iran, një nga vendet që presidenti amerikan Donald Trump e ka futur në “listën e zezë” të tij.

Solana i cili duhej të mbante një fjalim në Institutin Brooking në Washington, i është refuzuar viza amerikane në sistemin elektronik “për shkak të vizitës në vendin armik të SHBA-ve”, transmeton Telegrafi.

Solana për herë të fundit kishte vizituar Iranin në vitin 2013, ku edhe ishte takuar me presidentit e tij vendi Hasan Ruhani.

Burime të Ambasadës amerikane në Madrid nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me këtë rast, por kanë precizuar se sistemi elektronik refuzon me automatizëm personat që vizitojnë vendet që konsiderohen “armike të SHBA-ve”. /Telegrafi/