Telegrafi

Ish-shefi i NATO-s porosi për Trumpin: Putini respekton vetëm një dorë të fortë

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen konsideron se presidenti rus Vladimir Putin respekton vetëm dorën e fortë.

Ai i ka apeluar presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump të veprojë kundër agresionit rus në dritën e fillimit të fundit të epokës së dominimit amerikan.

Sipas tij, Trump duhet të tregojë fuqi në raport me Putinin.

“Duke neglizhuar vendet Baltike do të ketë pasoja të mëdha dhe do të shënojë fundin e sistemit të udhëhequr nga Washingtoni. Komandanti Suprem Donald Trump duhet të ushtrojë forcë kundër Rusisë. Putin respekton vetëm një dorë të fortë”, tha ai në një email dërguar nga kompania Rasmussen Global, e cila merret me konsultime gjeopolitike dhe strategjike.

Rasmussen ka paralajmëruar SHBA-në që të mbrojë Ukrainën nga çdo agresion i mundshëm rus dhe për të imponuar zonën e fluturimit në Siri.

“SHBA duhet të rrisë përkrahjen në krahun lindor të NATO-s, të vendos baza ushtarake aty ku rusët kërcënojnë lirinë dhe jetën e zyrtarëve amerikanë. SHBA duhet ta detyrojë presidentin sirian Bashar Al-Assad që të gjejë një zgjidhje politike për konfliktin”, ka thënë Rasmussen.