Site icon Telegrafi

Ish-shefi i kompanisë Nissan arratiset nga Japonia në mënyrë të pazankontë

Ish-shefi i kompanisë Nissan, Carlos Ghosn, u arratis nga Japonia në mënyrë të pazakontë. Ai u fut brenda në valixhe për të shkuar në Liban.

I gjithë plani iahte hartuar nga bashkëshortja e tij, ndërsa avokati i Ghosnit tha se ka mbetur i shokuar, përcjell Telegrafi.

Ghosn ishte në arrest shtëpiak prej disa muajsh. Kushtet e arrestit shtëpiak ishin tepër të rrepta. Atij nuk i lejohej të fliste fare me gruan e tij. Kjo e fundit angazhoi një grup komandosh speciale, të cilët u hoqën si grup muzikor.

Pasi pretenduan se po jepnin koncert në apartamentin luksoz të Ghosn, ata e futën atë në një valixhe të pajisjeve muzikore dhe e nxorrën nga vendi. Ghosn fluturoi nga Japonia drejt Turqisë, më pas në Liban.

Rasti ka bërë shumë bujë. Ghosn ishte në arrest shtëpiak pasi akuzohet për abuzime financiare.

Ai pretendon se drejtësia japoneze nuk po tregohej e drejtë me të. Ai akuzohet se nuk e ka raportuar pagën e tij prej 85 milionë dollarësh dhe se nuk ka raportuar siç duhet humbjet financiare të kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version