Jean Todt, ish-shefi i Ferrarit dhe një mik i madh i Michael Schumacher, thotë se e sheh shpesh shoferin e famshëm të Formula 1 dhe se ata i shikojnë garat së bashku.
Gjithsesi, duket qartë se gjëra të tilla mbeten pjesë e privatësisë së plotë dhe se është familja ajo që zgjedh mënyrën se si do të komunikojë me median dhe publikun dhe në këtë drejtim është shprehur edhe ish-kreu i Ferrarit, i cili tregon se se shikon garat e Formula 1 me Schumacher.
“Nuk më mungon Michael, pasi e shoh gjatë gjithë kohës. Është e vërtetë që ne i shikojmë garat së bashku. Megjithatë, më mungojnë gjërat që bënim së bashku”, ka thënë Todt.
Mediat evropiane kujtuan më pas deklaratën e mëparshme të Todt për mikun e tij, kur tha se ishte i magjepsur nga forca që tregoi Schumacher dhe se paratë dhe suksesi nuk e kishin ndryshuar kurrë.
Në vitin 2013, Schumacher pati një aksident të rëndë teksa bënte ski në Alpet Franceze. Ai goditi kokën në një gur dhe ra në koma. /Telegrafi/