Ish-shefi i divizionit të makinave sportive të Nissan, Bob Laishley, u bë drejtor ekzekutiv i Caterham Cars, duke zëvendësuar Graham Macdonald, i cili po pensionohet pas 15 viteve që ishte pjesë i Caterham, 10 nga të cilat e kreu detyrën e shefit ekzekutiv.
Ngritja e Laishley në detyrë si kreu i kompanisë, vjen vetëm një vit pasi u bë pjesë e bordit si zyrtar kryesor strategjik pas blerjes së Caterham nga grupi japonez i shitjes me pakicë VT Holdings.
Para kësaj, Laishley për gjashtë vite ishte udhëheqës i divizionit të veturave sportive të Nissan Nismo, dhe si mbikëqyrës i linjave të modeleve Nissan 370Z dhe Nissan GT-R, transmeton Telegrafi.
Ndryshimi në menaxhim vije pas vitit më të suksesshëm në shitje të Caterham, ku pati ngritje të shitjeve prej 41 për qind në krahasim me nivelin e para pandemisë, ku 670 variante të Caterham Seven dolën në shitje nga fabrika në Dartford të Kent.
Laishley për Autocar tha: “Dua që të falendërojë Graham në emër të të gjithëve në Caterham për punën e tij që ai e ka bërë këto 15 vitet e fundit”.
“Ai po largohet nga firma duke e lënë atë në një pozicion të favorshëm pas vitit tonë më të suksesshëm të shitjeve, dhe kërkesën rekorde për modelin Seven”, deklaroi Laishley. /Telegrafi/