Telegrafi

Ish-shefat e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së: Trump po e cenon sigurinë e vendit me vonesat rreth zgjedhjeve

Jeh Johnson dhe Donald Trump

Katër ish-shefat e Sigurisë Kombëtare kanë paralajmëruar se vonesat e transferimit të pushtetit tek ekipi i Joe Bidenit, po kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Në një deklaratë, Tom Ridge, Michael Chertoff, Janet Napolitano dhe Jeh Johnson – të cilët së bashku kanë formuar grupin “Qytetarët për një Demokraci të Fortë”, thanë se pretendimet ligjore të Donald Trumpit, “nuk mund dhe nuk duhet të parandalojnë procesin e tranzicionit nga fillimi”, raporton bbc.

“Vendi ynë është në mes të krizave binjake: një pandemi globale dhe një rënie e rëndë ekonomike. Pandemia do ta bëjë çdo tranzicion më të komplikuar”.

“Në këtë periudhë të rrezikut të shtuar për kombin tonë, ne nuk kemi asnjë ditë të vetme që të humbim rreth tranzicionit. Për të mirën e kombit, ne duhet të fillojmë tani”, thanë ata.

Ridge dhe Chertoff shërbyen si sekretarë të Sigurisë Kombëtare nën presidentin republikan, George W. Bush, ndërsa Napolitano dhe Johnson kryesuan agjencinë nën drejtimin e Barak Obamas, një demokrat.

Chertoff mbikëqyri kalimin e departamentit te Napolitano. Johnson mbikëqyri kalimin në administratën e Trumpit. /Telegrafi/