Ish-portieri i kombëtares suedeze dhe Arsenalit, Rami Shaaban (tani 47 vjeç) hapi një biznes mjaft interesant pas përfundimit të karrierës së tij.
Shaaban mbrojti për Arsenalin nga viti 2002 deri në 2004 dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Ligën Premier në 2004 pa humbur asnjë ndeshje.
Portieri suedez mbërriti në Arsenal për të zëvendësuar David Seamanin në portën e Topçinjve, por pas vetëm disa muajsh ai theu këmbën.
Në fund të sezonit, Seaman u largua nga ‘Highbury’ dhe Arsene Wenger vendosi të sillte Jens Lehmannin dhe t’i jepte një vend midis shtyllave për shkak të dëmtimit të Shaaban.
Shaaban përfundoi karrierën e tij dhjetë vjet më parë, dhe zgjodhi një punë të re shumë interesante.
Ndërkohë që shumë futbollistë pas karrierës së tyre shkojnë poste si të trajnerit, menaxherit apo në media, Shaaban vendosi të merrej me bujqësi, shitjen pemëve dhe perimeve.
Ai në vendlindje hapi kompaninë “Rami Fresh”, e cila shet pemë dhe perime nga fermat më të mira egjiptiane, prej nga është edhe babai i Ramit.
Gjatë karrierës së tij, Shaaban ka luajtur për Saltsjöbadens, Zamalek, Ittihad Othman, Nacka, Djurgardens, Värtans, Arsenal, West Ham, Brighton, Fredrikstad dhe Hammarby, ndërsa ka mbrojtur 16 herë për kombëtaren suedeze.
Ai u zgjodh si portieri më i mirë në Suedi në vitet 2006 dhe 2007. /Telegrafi/