Telegrafi

Ish-rektori i UP-së, Ibrahim Gashi ftohet nga Gjykata Speciale

​​Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi, është ftuar për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Gashi, i cili e konfirmoi vet ftesën në Facebook, i cili tha se do t’i përgjigjet pozitivisht asaj pasi është i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

“Të nderuar miq,

Dua të ju njoftoj Ju dhe opinionin e gjerë se para një jave kam pranuar një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tu intervistuar në cilësi të dëshmitarit.

Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese.

Intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka arritur të kalojë shifrën 100, teksa pjesë e intervistimeve ishin edhe figurat e rëndësishme të skenës politike në vend, si: kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, Time Kadrijaj, Sylejman Selimi e shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. /Telegrafi/