Ish-rektori i Universiteti të Prishtinës, Ibrahim Gashi që nga sot është bërë pjesë e PDK-së. Prezantimi i tij zyrtar u bë në një konferencë në selinë e PDK-së.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Gashi që nga sot i bashkëngjitet “grupit të madh të PDK-së”.
“Njerëzit e mirë, çdo njeri që mund të jap kontribut për Kosovën të angazhohet politikisht”, tha Veseli.
Ibrahim Gashi tha se ndihet i nderuar që është bërë pjesë e partisë numër një në Kosovë.
“Besoj fuqishëm në lidershipin e Kadri Veselit. E ndiej veten pjesë e kësaj partie, jo vetëm tash por edhe në të kaluarën”, tha Gashi.