Site icon Telegrafi

​Ish-punëtorët e “Rilindjes” kërkojnë 20 përqindëshin dhe njohjen e stazhit të punës

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja”, sot kanë protestuar para objektit të tyre të dikurshëm për të kërkuar realizimin e 20 përqindëshit për punëtorët dhe njohjen e stazhit të punës.

Drejtori i gazetës “Rilindja”, Zeqir Bekolli duke kërkuar realizmin e kërkesave të tyre për 20 për qind dhe stazhin e punës, theksoi në vazhdimësi se janë duke u injoruar nga institucionet përkatëse.

Bekolli tha se e drejta e tyre për kompensim vetëm për pallatin “Rilindja”, janë mbi 3 milionë euro për punëtorët, ndërsa për 20 përqindëshin nuk ka ndonjë shumë të caktuar.

“Kërkesa jonë e dytë përveç 20 përqindëshit është edhe kërkesa për njohjen e stazhit të punës. Punonjësit të cilët kanë punuar edhe gjatë kohës okupimit dalin në pension me 100 euro. Prandaj, kësaj radhe dëshirojmë që të tërheqim vëmendjen e opinionit publik dhe të institucioneve nëse mund t’i quajmë tonat, për faktin se këto në vazhdimësi i kanë diskriminuar dhe vazhdojnë edhe sot të na injorojnë”, theksoi Bekolli. /Kp/Telegrafi/ 

Exit mobile version