Telegrafi

Ish punëtorët e Ramiz Sadikut kërkojnë 5 milion euro dhe pagat

Nga fondi i privatizimit atyre ju takojnë rreth 5 milion euro.

Delegacioni i udhëhequr nga Feriz Krasniqi u pritë nga nënkryetari i BSPK-së Hasan Abazi. “Jemi të irrituar për shkak se nuk kemi marrë 20% dhe 16 paga që na janë premtuar”, kanë deklaruar punëtorë.

Ata e kanë njoftuar Abazin lidhur me zvarritjen e procedurës së likuidimit të objekteve të kësaj ndërmarrjeje, të cilat kanë mbetur në mëshirën e fatit.

“Përpos tjerash, ata shprehën mllefin e tyre edhe ndaj emërimit të Bahri Shabanit në Agjencionin Kosovar të Privatizimit, sepse sipas tyre ai deri më sot nuk i ka mbrojtur asnjëherë të drejtat e punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

Grupi protestues , pas BSPK-së vazhdoi rrugëtimin deri tek qeveria e Kosovës, ku me këtë rast, delegacioni është takuar me Këshilltarin e Kryeministrit, z. Astrit Salihu, të cilit ia prezantuan vërejtjet dhe pakënaqësitë e tyre. /Telegrafi/