Telegrafi

Ish-punëtorët e KEK-ut protestojnë para Qeverisë (Foto)

Ish-punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar rikthimin në vendet e tyre të punës.

Përfaqësuesi i tyre Hamdi Sogojeva, thotë se qeveria e kaluar dhe Ambasada Amerikanë janë të njohur me problemin e tyre, por nuk është ndërmarrë asgjë.

Ai thotë se në fillim ishin larguar 92 punëtorë, kurse tani 65 prej tyre. “Arsye e vetme për protestë është rikthimi në vendet tona të punës. Do me thonë na jemi largu nga KEK-u dhunshëm në mënyrë arbitrare, pa të drejtë ankese, pa të drejtë refuzimi dhe pa të drejtë kundërshtimi, me një vendim të Bordit të KEK-ut”, thotë Sogojeva. /Telegrafi/