Telegrafi

Ish-prostituta që fjeti me Rooneyn, ndryshon dukjen me operacione (Foto)

Helen Wood u bë e njohur pas raportimeve në media para gjashtë vitesh se ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me disa emra të njohur në Angli.

Mirëpo, duket se ish-prostituta ka vendosur ta ndryshojë dukjen e saj, në mënyrë që të mos njihet.

Një kirurg plastik ka thënë se 29-vjeçarja, e cila është edhe fituese e “Big Brother”, ka bërë intervenime në gjoks, në mollëza dhe në buzë.

Wayne Rooney është njëri nga yjet, me të cilët Helen kishte kryer marrëdhënie, edhe atë para Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut në vitin 2010. /Telegrafi/