Site icon Telegrafi

Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion sot mban konferencë për media në Prishtinë

Ish prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar sot do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë.

Konferenca e ish prokurores do të mbahet në orën 11:00

Sinjalizuesja Bamieh ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike me te cilën ka javë më parë ka arritur marrëveshje gjyqësore.

Lexo po ashtu Bamieh tregon për “The Guardian” kush i bëri presion të mos fliste për korrupsionin në EULEX

Ish prokurorja derisa punonte në EULEX kishte sinjalizuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Lexo po ashtu Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh - do të marrë 423 mijë funte nga shteti i saj

Për shkak të sinjalizimit asaj i ishte shkëputur kontrata e punës.

Asaj i ishte shkëputur kontrata parakohshëm për shkak te sinjalizimit, ndërsa Qeveria britanike do t’ia paguajë asaj mbi 400 mijë funte. /Telegrafi/

 

Exit mobile version