Site icon Telegrafi

Ish-prokurori publik, Sotir Kostov, thumbon ”Revolucionin Laraman”

Ish-prokurori publik dhe analisti politik, Sotir Kostov, analizon për Tv Nova krizën e tanishme politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij rastet e ”Revolucionit Laraman”, grupeve të interesit, që ndryshe i quan edhe si grupe trysnie, tentojnë të futen në një sferë tjetër. Ata dëshirojnë që të bëhen pjesë e punëve në planin politik, pra ata t’i drejtojnë çështjet politike në vend, para se këtë ta bëjë kuvendi, pushteti dhe sistemi juridik.

Këtë qëndrim të tij, Kostov e bazon në deklaratën e ”Revolucionistëve”, që Gjykata Kushtetuese do të duhet të vendosë se PSP-ja është kushtetuse dhe të mos përndiqen demonstruestit, ose do ta marrin drejtësinë dhe lirinë në duar të tyre./Telegrafi/

Exit mobile version