Site icon Telegrafi

Ish-prokurori i përgjithshëm republikan mbështet për presidente Kamala Harrisin

Ish-prokurori i përgjithshëm republikan, i cili shërbeu në administratën e ish-presidentit amerikan, George W Bush, ka mbështetur për presidentet Kamala Harrisin.

Alberto Gonzales tha se ai “nuk mund të ulet i qetë” dhe të lejojë që “kërcënimi më serioz për sundimin e ligjit në një brez” – Donald Trump – të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Edhe pse jam republikan, kam vendosur të mbështes për presidente Kamala Harrisin”, pohoi ai për politico.

Ai përmendi 6 janarin dhe dënimet për krime të 78-vjeçarit si arsyet kryesore për vendimin që ka marrë, si dhe faktin që shumë prej zyrtarëve të lartë të ish-presidentit janë kthyer kundër tij.

“Mosgatishmëria e tyre për të mbështetur ish-shefin e tyre është një aktakuzë e karakterit të tij në një nivel të barabartë me paditë e shumta e të shumta penale të tij”, deklaroi Gonzales.

Ai tha se “dhënia e votës për Harrisin do të kërkojë që populli amerikan të besojë në karakterin dhe gjykimin e saj”, por se kishte “pak dyshim” se Trumpi do të bënte diçka tjetër përveçse “të ndihmonte ata që e ndihmojnë atë dhe familjen e tij për personale ose për arsye financiare”.

Fjalët e forta të mbështetjes për Harrisin duket se i kishte lënë për fund.

“Ne jemi një komb i ndarë, por Harris duket – të paktën pjesërisht bazuar në performancën e saj në Konventën Kombëtare Demokratike dhe në debatin e saj me Trumpin – më e përshtatshme, më e aftë dhe më e përkushtuar për të na bashkuar në një mënyrë në përputhje me sundimin e ligjit”.

Ndryshe, Harris së fundi ka marrë mbështetje edhe prej ish-zëvendëspresidentit amerikan, republikanit Dick Cheneyt. /Telegrafi/

Exit mobile version