Telegrafi

Ish-presidentja Jahjaga me ndryshim të ri në pamje, merr vëmendje me paraqitjen si bionde

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale e po ashtu edhe shumë e ndjekur.

Ndonëse po vazhdon të jetë e angazhuar jashtë fushës së politikës, ajo herë pas here merr vëmendje me paraqitjet që bën.

Presidentja e katërt e Kosovës së fundmi ka bërë të komentohet për një ndryshim në pamje.

Atifete Jahjaga (Foto: Facebook)

Ajo ka ndërruar stilin e flokëve dhe tani siç shihet në disa imazhe është bërë bionde.

Kjo ka bërë që fotografitë të shpërndahen gjithandej e po ashtu të përflitet për ‘look’-un e ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Atifete Jahjaga

E njëjta disa herë u komentua edhe për ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë, edhe pse një gjë të tillë nuk e ka mohuar e as pohuar.

Atifete Jahjaga (Foto: Facebook)

Jahjaga ndërkaq është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes dhe po ashtu Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit.

Ajo gjithashtu ka shërbyer edhe si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore. /Telegrafi/

Atifete Jahjaga (Foto: Facebook)